December 22, 2020

Categories: Uncategorized @sq

Profil Artisti: Tonin Prendi

“Art do të thote të përballesh me shëmbëllimin tënd ne ujin e një liqeni”-Tonin Prendi

Përpara se të niste rrugëtimin e tij profesional në botën e artit, Tonini fillimisht ka nisur studimet per Histori/Gjeografi.Ai i vazhdoi studimet në këtë degë për një vit dhe më pas vendosi të ndjek një shkollë bujqësore, ku përseri qëndroi vetëm një vit. Mbas këtyre eksperiencave fitoi të drejtën t’i bashkohej akademisë së arteve ku e zhvilloi më tepër praktikën e tij artistike. Puna e tij e parë në këtë fushë ishte skenografia në teatrin e Operas dhe Baletit.

Për të arti është të zbulosh dhe të gjesh vetveten, pra është kuptimi I mirëfilltë I jetës.Stilistikat kryesore që na prezanton janë ato abstrakte, figurative dhe post kubizmi.Toni që përshkon artin e tij ka një komandë nostalgjike e cila është njëkohësisht një ftesë dhe një udhëzim.Një nga nxitjet më themelore të artistit është të ndajë një histori ose një moment përmes një imazhi.

Më poshtë do të paraqesim disa vepra të tij, të realizuara në rezidencën “Kodra e Diellit”.

“Kupidi”

Fryma e dashurise e realizuar mjeshtërisht në këtë skulpturë.Dashuria si  burim i qëndrueshëm i jetës që fuqizon gjithë universin dhe ajo që të bën të rilindësh.

“Kupidi” ne Bulevardin e Manjolave, Kodra e Diellit 2

Skulptura është realizuar ne stilin post kubizëm, në të mund te dallohen deri në 7 figura. Kur shohim një objekt tre-dimensional, vërejmë vetëm pjesë të tij. Pjesë të tjera janë të fshehura nga pikëpamja jonë. Por stilistika e post kubizmit na tregon pjesë të objektit nga këndvështrime të ndryshme.

“Hirushja”

Hirushja në çastin e prishjes së magjisë dhe shndërrimi I karrocës në kungull.Ky personazh vizatimor në vetvete simbolizon pafajësinë dhe bukurinë që përpiqen dëshpërimisht të  largohen nga kufinjtë e së keqes.

“Përqafimi I mjellmave” dhe “Kënga e fundit”

Punimi “Kënga e fundit” I referohet një besimi antik që mjellmat këndojnë një këngë përpara vdekjes, pasi kanë heshtur gjatë gjithë jetës. Ato këndojnë vetëm një herë në jetë dhe kjo ndodh pak momente përpara vdekjes së tyre.

“Përqafimi i mjellmave”, Kodra e Diellit 2

“Kënga e Fundit”

Në skulpturat figurative të tij, gjithmonë ka një vështrim të antikitetit të tejkaluar. Karakteristikat e fytyrës duken të gërryera, të veshura qetë nga ekspozimi ndaj elementëve, duke kontrastuar bukur mjeshtërinë e sigurt të Toninit dhe duke ju dhën një forcë jetësore.

Shumë punime të tij janë krijuar nëpërmjet riciklimit me mbetje dhe materiale që kanë dalë jashtë funksionit.Konkretisht “Familja” është ndërtuar me pjesë të mbetura nga punimi I një hidrocentrali.

Familja

“Familja”, ne fillim te hyrjes te Kodra e Diellit 1.Instalacion ne Metal.

"Shën Eufemia", e punuar në gur

“Shen Eufemia”, e punuar ne gur.

"Loja e Dhive", ne Bulevardin e Manjolave.

“Loja e Dhive”, ne Bulevardin e Manjolave.

Tonin Prendi

Share it with your friends!