January 30, 2021
B ritish School of Tirana është një shkollë me fokus komunitetin, ku suksesi i nxënësve tanë ndërtohet jo vetëm mbi bazën e standardeve të larta akademike që nxënësit tanë arrijnë, por gjithashtu bazohet në mundësitë që u ofrohen atyre brenda dhe jashtë klasës, të cilët janë të talentuar akademikisht, të apasionuar pas sportit, me prirje artistike apo talentet që shfaqin në fusha të caktuara. Në BST ne vlerësojmë si shumë të rëndësishëm zhvillimin psiko-fizik të nxënësve tanë, për këtë arsye jemi të pozicionuar tek Rezidenca “Kodra e Diellit” 2, një prej zonave me ajrin më të pastër, aty ku arti dhe natyra bashkjetojnë në harmoni të plotë. Fëmijët rriten duke mësuar të respektojnë natyrën, të kujdesen për kafshët, të jetojnë pranë artit dhe të inspirohen çdo ditë. Ne besojmë se tek “Kodra e Diellit” fëmijët tanë mund të zhvillojnë potencialin e tyre maksimal larg stresit, ndotjes së ambjentit dhe zhurmave të kryeqytetit.
Të gjitha mundësitë që BST u ofron nxënësve të saj janë rezultat i një stafi profesionist dhe i frymëzuar, gjithashtu edhe mbështetja e prindërve ndaj BST dhe fëmijëve të tyre. Kjo është fryma e komunitetit që na bashkon dhe na siguron suksesin.
British School of Tirana është tashmë anëtare e COBIS (Council Of British International Schools) duke iu bashkuar rrjetit botëror të më shumë se 290 shkollave ndërkombëtare Britanike në 80 shtete në mbarë botën. Për prindërit kjo do të thotë se ne kemi treguar që i përmbushim standardet më të larta të praktikave më të mira britanike dhe ndërkombëtare, në lidhje me nivelin maksimal të mbështetjes së nxënësve në zhvillimin e tyre, si në arsimin fillor dhe atë të mesëm e të ulët.
British School of Tirana synon të ndihmojë të gjithë nxënësit e saj të arrijnë:
1.Të rrisin njohuritë e tyre lëndore;
2.Të zhvillojnë aftësitë e tyre të të nxënit;
3.Të ndihmojë ata që të kuptojnë koncepte dhe ide;
4.Të ndërtojnë qëndrime dhe vlera të qenësishme.
BST u ofron nxënësve një kurrikul të gjerë, të pasur dhe të balancuar, që zbërthehet nëpërmjet mësimdhënies së dedikuar dhe krijuese. Ne synojmë që t’u ofrojmë nxënësve tanë sfida të përshtatshme për fëmijë të të gjitha aftësive, duke iu përgjigjur nevojave të shumëllojshme të nxënëve dhe duke kapërcyer të gjitha barriera individuale. Aftësitë, njohuritë dhe vlerat që fëmijët përfitojnë në BST do i bëjnë ata të jenë të suksesshëm në shtëpi dhe në një shoqëri më të gjerë dhe globale. Këto aftësi dhe vlera britanike bazohen në hulumtimin e gjerë dhe janë në themel të kurrikulës tonë. Ato lidhen, jo vetëm me botën në të cilën fëmijët tanë po jetojnë, por edhe me botën e së ardhmes.
Aftësitë Bazë të të nxënit të thelluar përfshijnë: