Komuniteti i Kodrës

Çfarë e dallon Rezidencën “Kodra e Diellit” nga rezidencat e tjera të ngjashme në Tiranë, është komuniteti i pasur i banorëve dhe i qindra vizitorëve që përshkojnë dyert tona çdo ditë. Edhe pse me famë për banorët e saj që janë pjesë e fushës së artit, në fakt rezidenca strehon banorë shqiptarë dhe të huaj të të gjitha profesioneve dhe konteksteve. Familje të mëdha tradicionale si edhe familje të reja, çifte të rinjsh por edhe të moshuarish, apo edhe studentë dhe profesionistë që banojnë vetëm, gjejnë veten lehtësisht në Rezidencën “Kodra e Diellit” për shkak të shumëllojshmërisë së tipologjive të banesave dhe çmimeve më konkurente në treg.


Fëmijët janë bërthama e komunitetit në “Kodrën e Diellit”. Ata në rezidencë, dalin dhe luajnë me grupe në parqe me ajër të pastër si dhe dalin shëtitje apo në piknik me prindërit dhe gjyshërit e tyre. Siguria 24/7 është një nga misionet tona kryesore, me qëllim që prindërit të jetojnë të qetë dhe të sigurtë. Fëmijët e rezidencës, rriten duke mësuar të respektojnë natyrën dhe të kujdesen për kafshët. Ata jetojnë pranë artit dhe inspirohen cdo ditë nga format dhe ngjyrat e kaleidoskopit të Kodrës. Ngjyrat e gjalla në rezidencë dhe shumëllojshmëria e elementeve dekorative i fton fëmijët të eksperimentojnë me format dhe materialet duke u rritur të lirë dhe kreativë. Ne besojmë se femijët tanë mund të rriten dhe të zhvillojnë potencialin e tyre maksimal larg stresit, ndotjes së ambjentit dhe zhurmave të kryeqytetit.

Në Rezidencën “Kodra e Diellit”, çdo festë gëzohet me komunitetin, duke filluar nga festat fetare si Bajrami apo Krishtlindja dhe Pashkët, e duke vazhduar tek Festa e Fëmijëve, Viti i Ri, Festa e Pavarësisë, Shën Valentini etj. Stafi i administrimit kujdeset që të kurojë dhe dekorojë ambjentet e përbashkëta me kunguj të frikshëm, flamuj kuq e zi apo zemra të kuqe pluskuese, sipas rastit, duke i kthyer parqet dhe rrugët në një skenë festive ku gëzojnë të mëdhenj e të vegjël.

Rezidenca “Kodra e Diellit” është një nyje kryesore intelektuale e kryeqytetit. Ajo është tashmë jo vetëm një rezidencë banimi, por edhe një treg i madh ku zhvillohet biznes çdo ditë. ‘’Kodra e Diellit’’ është një destinacion ku profesionistët e rinj dhe të vjetër kanë mundësi të takohen dhe debutojnë.

Misioni njerëzor për të ndihmuar njerezit në nevojë apo grupet shoqërore të margjinalizuara, bashkon kohë pas kohe komunitetin e rezidencës “Kodra e Diellit”. Banorët e rezidencës i përgjigjen me dëshirë dhe solidaritet çdo thirrjeje për aktivitete ndihmuese apo grumbullime ndihmash.

E mirëorganizuar në të gjitha shërbimet e saj, në Rezidencë nuk mungon vërtet asgjë. Këtë e vërtetuam akoma më shumë këtë vit gjatë izolimit të pandemisë. Rezidenca u kthye në një familje të madhe ku nuk u ndje kurrë izolimi apo mbyllja. Shtëpia është foleja ku secili në fund të ditës duhet të gjejë paqe dhe shplodhje për mendjen dhe shpirtin. Në rezidencë kjo shijohet në çdo aspekt. Na pëlqen kur përfundojmë ditën me një shëtitje të gjatë në ajër të pastër mes rrugicave të dekoruara nën kornizën e ullinjve dhe luleve. Investim që do ta bëja edhe një mijë herë të tjera me siguri.

Marsela Çibukaj, artiste