Hapësira shërbimi

Mirëpresim gjithnjë sipërmarrjet e reja që sjellin vlerë të shtuar për komunitetin e banorëve. Njësitë e shërbimit në rezidencë janë dizenjuar veçanërisht për bizneset, duke garantuar përparësi logjistike për to dhe klientët, vendparkime të dedikuara, mirëmbajtje të përditshme dhe siguri 24/7.

Gjithçka është zhvilluar në dobi të banorëve dhe vizitorëve të Rezidencës ‘’Kodra e Diellit’’ si pjesë e natyrshme e kompleksit rezidencial e konceptuar për një jetesë rezidenciale të plotësuar në çdo aspekt.

Rezidenca ‘’Kodra e Diellit’’ në Tiranë është një vendodhje ideale për të jetuar dhe për të ushtruar aktivitete biznesi. Nëse besoni se aktiviteti juaj tregtar është vlerë e shtuar për komunitetin e rezidencës, ju mirëpresim.

20000m²

Hapësira shërbimi

2500

Vende Parkimi