Rezidenca “Kodra e Diellit” është një hapësirë ku rregulli dhe siguria urbane e ndërthurur me estetikën dhe artin, sigurojnë një stil jetese të gjelbër dhe frymëzues. Ato i japin bashkëjetesës në rezidencë një koncept të ri për një jetë të këndshme dhe të shëndetshme.
Me shërbimet dhe administrimin jam e kënaqur. Një ndër elementet që veçoj është shërbimi i sigurisë, parkimi, pastërtia dhe kujdesi për mbeturinat, të cilat menaxhohen shumë mirë dhe si rrjedhojë jetojmë në një ambjent shumë të pastër. Unë kam 3 fëmijë të moshave të ndryshme. Secili prej tyre është shumë i kënaqur që jetojmë këtu. Ambjenti i kontrolluar na jep siguri edhe neve si prindër që fëmijet të dalin jashtë pa pasur nevojë t’i shoqërojmë. Përveç kësaj, fëmijët kanë bërë shumë shokë të rinj me të cilët kalojnë një pjesë të madhe të ditës.
Mjedisi është gjithmonë shumë i pastër. Gjelbërimi është i shkëlqyer, çdo gjë është në rregull. Fëmijët luajnë, argëtohen dhe çdo gjë është perfekte.
Rezidenca funksionon me efikasitet, arkitektura është private, hapësirat janë harmonike, afërsia me natyrën është pikë e fortë dhe administrimi është i mirë. Kam fëmijë të moshës 2 vjeçare dhe hapësirat këtu janë një shpëtim për ta dhe për ne prindërit.
Arkitektura është unike, hapësira e përbashkët është e harmonizuar bukur duke ruajtur privatësinë dhe njëkohësisht duke mos dhënë idenë e një ambienti vetmitar dhe mbytës. Gjëja e parë kur filluam të banonim këtu, ishte ndjesia e të qenit i sigurtë, i qetë dhe mbi të gjitha pa zhurmat dhe kaosin e qytetit.
Apartamentin e kemi shtëpinë tonë të dytë, sepse jetojmë në Prishtinë, por jam shumë i lumtur që kemi investuar në ‘’Kodrën e Diellit’’ e jo në një shtëpi në plazh. Apartamenti te ‘’Kodra e Diellit’’ më plotëson edhe nevojën e pushimit jashtë shtëpisë.
Prej 6 vitesh ndihem e lumtur që jam banore në Rezidencën ‘’Kodra e Diellit’’. Rëndësia e të jetuarit në një zonë të qetë, larg zhurmave dhe ndotjes së qendrës vërtetohet dhe vlerësohet nga ne çdo ditë. Një zonë perfekte për ata që kanë prioritet hapësirat, afërsinë me natyrën dhe zonat e gjelbëruara, survejimin dhe sigurinë maksimale, e cila ndodhet vetëm dy hapa larg nga qendra.
Çdo gjë është e sistemuar më së miri. Çdo shërbim dhe lehtësi është afër. Si familjarë me fëmijë të vegjël, për ne është shumë e rëndësishme siguria e fëmijëve, të cilët luajnë në ambjentet dhe parqet e rezidencës.
Siguria këtu është pika kryesore. Ti ndihesh i lirshëm dhe komod për çdo gjë dhe për më tepër i qetë nga shërbimet që ky mjedis të ofron.
Rezidenca Kodra e Diellit ka nje larmishmeri produktesh per shitje dhe qera. Shfleto galerine tone dhe rezervo nje takim me nje nga agjentet tane, te cilet mund tju tregojne me shume per banesat dhe njesite e sherbimit qe jane te lira ne residence. Ekipi yne perpiqet te projektoj zgjidhje ideale per kerkesat unike te secilit prej vizitoreve tane.
November 20th 2023
Arka Art Hotel organizon për herë të parë festën e ndërrimit të viteve tek salla
Read MoreOctober 9th 2023
Kodra Baasket, një nismë e re speciale do të fillojë së shpeji në përgjigje
Read MoreSeptember 1st 2022
Një hapësirë e re për fëmijët, dedikuar plotësisht artit, hapet në datën 15 Shtator, tek Rezidenca “Kodra e Diellit”2!
Read Morenë instagram